Kampionati Europian U21, Shqipëria në grupin e ferrit me Italinë dhe Spanjën

Nga Dea Kozma
27 Nëntor 2026, 11:10 | Sport

Kampionati Europian U21, Shqipëria në grupin e ferrit me Italinë

Një grup ferri për kuqezinjtë e vegjël në Kampionatin europian U21. Goglat nuk kanë qënë aspak bujarë për përfaqësuesen kuqezi të drejtuar nga Alban Bushi teksa do të jetë në Grupin B, së bashku me dy gjigantët e futbollit europian, Italinë dhe Spanjën, si dhe Finlandën.

Një grup i vështirë, duke marrë parasysh se Italia dhe Spanja kanë nga pesë tituj europianë në këtë grupmoshë, duke qenë kombëtaret më të suksesshme në historinë e kompeticionit.

Sipas programit Europiani do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027, në Shqipëri dhe Serbi. Kuqezinjtë do t'i luajnë të gjitha ndeshjet e grupit në vendin tonë, ndërsa dy skuadrat e para do të avancojnë në çerekfinale.

Një sfidë e madhe për Shqipërinë, por edhe një mundësi historike për të treguar vlerat përpara tifozëve vendas! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos