
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dorëzohet përpara protestave që zgjatën një vit. Qeveria e tij njoftoi shfuqizimin e 3 ligjeve kontroverse për fermerët.
Mijëra persona ngritën kampe në Delhi që prej nëntorit të kaluar teksa dhjetëra vdiqën nga i nxehti, Covidi dhe i ftohti.
Fermerët kundërshtonin ligjet me pretendimin se lejonin hyrjen e lojtarëve privatë në sektorin e bujqësisë duke dëmtuar të ardhurat e tyre me uljen e çmimeve të produkteve.
Njoftimi surprizë i kryeministrit Modi shënoi një kthesë të madhe të qeverisë, e cila nuk ka marrë asnjë iniciativë për negociata me fermerët në muajt e fundit.
Në prononcimin e tij shefi i qeverisë tha se ky vendim ndihmon fermerët e vegjël. Megjithatë ekspertët thonë se shfuqizimi I ligjeve erdhi për shkak të zgjedhjeve në dy rajone të mëdha të Indisë. (A2 Televizion)