
“Kthejini shpinën frikës dhe çdo sharlatani që për t’u bërë i rëndësishëm, tregton injorancën. Vaksinohuni!”
Me këtë fjali iu drejtua mbrëmë popullit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, teksa shpalli 5 masa shtesë në luftën kundër pandemisë.
Duke nisur nga e hëna, asnjë qytetar i pavaksinuar nuk do të mund të hyjë në ambiente të mbyllura shërbimesh përjashto hotelerinë. Nuk do të pranohet as testi negativ. Certifikata e vaksinimit për moshat mbi 60 vjeç përfundon pas 7 muajve dhe pastaj duhet të marrin dozën përforcuese.
Orët e punës do të zgjerohen në sektorët publikë dhe privatë për të shmangur mbipopullimin. Së katërti, inspektimet do të shtohen për respektimin e masave dhe pika e fundit është zgjerimi i flotës së mjekëve për t’u përballur me situatën. (A2 Televizion)