Kryeministri izraelit Netanjahu në vetizolim për herë të dytë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 16:47 | Bota
Kryeministri izraelit Netanjahu në vetizolim për herë të

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu do të rikthehet dhe disa ditë të tjerë në vetizolim pasi ministri i Shëndetësisë, në kabinetin e tij, rezultoi i prekur me koronavirus.

70-vjeçari Netanjahu, i cili është një nga kryeministrat më jetëgjatë në Izrael, sapo përfundoi një periudhë disa ditore në “karantinë” pasi një nga ndihmësit e tij ishte infektuar nga pandemia e Covid-19.

Zyra e qeverisë njoftoi se Netanjahu do të qëndrojë dhe 6 ditë të tjera në vetizolim për të zbatuar këshillat e mjekëve, pasi ministri i Shëndetësisë, Yaakov Litzman dhe bashkëshortja e tij u testuan pozitivë me koronavirus.

Deri në këto momente shumë zyrtarë të lartë në Izrael janë vetizoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, mes tyre dhe shefi i Mossad, Yossi Cohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos