
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale videon e një vajze që ka rezultuar e prekur me virusin e ri të njohur ndryshe si Covid-19.
Vajza në video iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e karantinës dhe të mos ankohen për kufizimet e daljes pasi ky virus nuk është një shaka.
Ajo tregon peripecitë që po kalon ku një nga të afërmit e saj ndodhet në spital duke u trajtuar nga koronavirusi dhe ajo nuk ka pasur mundësi prej ditësh të takohet me të.
Vajza tregon se nuk ka pasur kontakte me njerëz të infektuar apo të ardhur nga zonat e prekura dhe se nuk e di se si e ka marrë koronavirusin duke kthyer edhe njëherë në vëmendje rrezikun që paraqet ai. (A2 Televizion)