
Tirana ka ndalur frymën! Urdhri për të mos lejuar qarkullimin, duket se i kam byllur kryeqytetasit në banesa.
Në trotuaret e Tiranës nuk dëgjohet asnjë hap, edhe në rrugë nuk ka lëvizje. Heshtja thyhet vetëm me urdhër ushtarak.
Ky kryeqytet duhet të qëndrojë kështu deri në të gdhirë të së hënës me zbrazëtinë e tij, përballë shtëpive të mbushura si kurrë më parë me familje, që, për të luftuar armikun e padukshëm, koronavirus, duhet vetëm t’i vënë kyçin derës. (A2 Televizion)