Pele, Brazil: Vlerësohet nga pjesa më e madhe e njerëzve si lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Ishte vetëm 17 vjeç kur fitoi Botërorin e parë në vitin 1958 dhe i vetmi lojtar që e ka ngritur 3 herë kupën.Pele sot: Pas një karrierë të jashtëzakonshme, Pele ka qenë ambasador i futbollit në të gjithë botën. Sot, fatkeqësisht po vuan nga probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital, teksa Brazili i tij synon të fitojë Botërorin e gjashtë.Diego Maradona, Argjentina: Hero dhe antihero në Botërorin e vitit 1996, pasi udhëhoqi vendin e tij në fitoren e Kupës së Botës. Por dy golat kundër Anglisë në çerekfinale - njëri vlerësuar si më i bukuri në Botërorë dhe tjetri si “Dora e Zotit” - shënuan përgjithmonë karrierën e tij dhe historinë e turneut.Diego Maradona: Karriera e shkëlqyer si lojtar u eklipsua nga problemet jashtë fushe, sidomos ato me kokainën. Provoi të fitonte Botërorin si trajner i Argjentinës, por nuk ia doli. Ndërroi jetë në vitin 2022, për shkak të problemeve shëndetësore.Zinedine Zidane, Francë: Heroi i Botërorit të parë të “Gjelave”, me dy gola kundër Brazilit në fitoren 3-0 në finalen e vitit 1998. E mbylli me kombëtaren në një tjetër finale Botërorit, por këtë herë me kokë nuk dërgoi topin në rrjetë, por përplasi në tokë mbrojtësin e Italisë, Materazzi.Zinedine Zidane sot: Shkëlqeu si trajner i Real Madrid, pasi mori drejtimin e skuadrës ku luajti për shumë vite ne 2016. Në vetëm dy sezone fitoi dy herë Champions League, kampionatin spanjoll dhe disa trofe të tjerë. Sot nuk drejton asnjë skuadër.Roger Milla, Kamerun: Njeriu që udhëhoqi Kamerunin deri në çerekfinalet e Botërorit 1990, një arritje historike për shtetin afrikan, aq më tepër që Milla ishte 38 vjeç. Në “USA ‘94”, Milla u bë golashënuesi më i vjetër në një Botëror, pasi shënoi kundër Rusisë në moshën 42-vjeçare.Roger Milla sot: Ambasador i futbollit afrikan në botë, në vitin 2004 Milla u fut në listën e 100 lojtarëve më të mëdhenj të botës, sipas Pele, të përpiluar me FIFA-n.Miroslav Klose, Gjermani: Kulmin e karrierës e arriti në Botërorin 2014, ku përveçse fitoi titullin kampion, u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Botërorë me 16 gola. Golin e fundit e realizoi pikërisht kundër Brazilit, në fitoren historike 7-1 në gjysmëfinale.Miroslav Klose sot: Pasi u largua nga futbolli i luajtur, u bë ndihmëstrajner te Gjermania e drejtuar nga Joachim Low, e më pas te Bayern Munchen. Por kur Hansi Flick mori drejtimin e kombëtares gjermane, vendosi të mos e ndjekë, për shkak se dëshiron të punojë për t’u bërë trajner i parë.Bobby Charlton, Angli: Një prej heronjve të triumfit të vetëm në Botëror të vendit që ka shpikur futbollin, në vitin 1966. Me 3 gola në atë turne, Charlton ishte protagonist i skuadrës së tij.Sir Bobby Charlton sot: Prej vitit 1984 ka qenë anëtar i bordit drejtues të Manchester United. Ikonë e klubit, pasi një tribunë e “Old Trafford” është emëruar për nder të tij.Ronaldo, Brazil: Dy herë finalist i Kupës së Botës, në vitin 1998 nuk arriti të shkëlqente dhe skuadra e tij u mund në finale 3-0 nga Franca. Katër vjet më pas ishte protagonist, me 2 gola në finalen kundër Gjermanisë, që e ngjiti në majën e futbollit botëror. Fenomen.Ronaldo sot: Shijon jetën dhe milionat e siguruara nga karriera si futbollist. Gjithashtu është pronar i klubit spanjoll Real Valladollid.Franz Beckenbauer, Gjermani: Njeriu që ndihmoi në ndërtimin e Bayern-it të madh të viteve 1970 dhe që i udhëhoqi vendin e tij në fitoren e Euro 1972 dhe Botërorit 1974, duke mundur në finale Holandën e Johan Cruyff. 16 vite më pas, fitoi sërish Botërorin me Gjermaninë, këtë herë si trajner, i vetmi person që ka arritur ta bëjë këtë.Franz Beckenbauer sot: Pasi punoi për të organizuar Botërorin e vitit 2006 në Gjermani, “Kaizeri” sot shfaqet si analist në emisione apo gazeta, me editorialet e tij.Jairzinho, Brazil: Një prej lojtarëve kyç në fitoren e Botërorit 1970 nga Seleçao, bashkë me Pele, duke shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura në turne.Jairzinho sot: Pas një karriere të gjatë te Botafogo dhe skuadra të tjera jashtë Brazilit, Jairzinho është ndoshta lojtari brazilian i brezit të vitit 1970 që ka qëndruar më në hije nga të gjithë.Just Fontaine, Francë: Në Botërorin e vitit 1958, u fut në histori si lojtari me më shumë gola të shënuar në një turne të vetëm, plot 13, rekord që nuk ia ka thyer askush as sot, edhe pse numri i ndeshjeve është rritur.Just Fontaine, sot: Pasi la futbollin në vitin 1962, punoi pa shumë sukses si trajner, me Paris SG, Tuluzën dhe kombëtaren e Marokut, vendlindjen e tij. Në vitin 2003, Federata Franceze e Futbollit e shpalli lojtarin më të mirë të vendit për 50 vitet e fundit.Lothar Matthaus, Gjermani: I “pavdekshëm” në fushën e lojës, ndër të paktët lojtarë që kanë marrë pjesë në 5 Botërorë, duke e fituar në vitin 1990, si kapiten.Lothar Matthaus sot: Pas një karrierë të gjatë si lojtari, provoi fatin si trajner me disa klube, por edhe kombëtaren e Hungarisë dhe Bullgarisë. Që prej atëherë, punon si analist në televizione të ndryshme.Cafu, Brazil: I vetmi lojtar në botë që ka luajtur në 3 finale Botërori rresht, 1994, 1998 dhe 2002, duke fituar 2 prej tyre. Një prej mbrojtësve të krahut të djathtë më të mirë në botë.Cafu sot: U tërhoq nga futbolli në vitin 2008 dhe zgjodhi të mos vijonte karrierën e trajnerit. Sot drejton një projekt për të ndihmuar fëmijët e varfër të ndjekin ëndrrën futbollistike.Gary Lineker, Angli: Një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së “3 luanëve”, golashënuesi më i mirë i Botërorit 1986 dhe gjysmëfinalist në “Italia ‘90”.Gary Lineker sot: La fushën e blertë për studiot televizive, duke prezantuar prej vitit 1999 një emision në BBC. Gjithashtu shfaqet shpesh si analist futbolli.Gerd Muller, Gjermani: Hero i kombëtares që u shpall kampione bote në vitin 1974, me një gol në finalen kundër Holandës. Rekordi i tij me më shumë gola sasa ndeshje në kombëtare (68 gola në 62 takime) mbetet sot i pathyer.Gerd Muller: Pasi la futbollin pati probleme me alkoolin, por falë ndihmës së shokëve të vjetër te Bayern, arriti t’ia dilte mbanë, duke u bërë edhe trajner i rezervave të klubit bavarez. Ndërroi jetë në vitin 2021, pasi ishte diagnostikuar me Alzheihmer.Dino Zoff, Itali: U shpall kampion bote në moshën 40 vjeç e 133 ditë, në vitin 1982, duke u bërë lojtari më i vjetëtr që luan dhe fiton një finale Botërori.Dino Zoff sot: Drejtoi si trajner disa skuadra, si Juventus e Lazio, e madje edhe kombëtaren italiane. Që prej disa vitesh ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore.Carlos Valderrama, Kolumbi: Me flokët biond dhe kaçurrela, për 13 vite ishte motori i kombëtares kolumbiane në 3 Botërorë. Edhe pse nuk iu afrua kurrë trofeut të madh, mbetet një prej personazheve më të famshëm të historisë së Kupës së Botës.Carlos Valderrama, sot: Flokët vazhdon t’i ketë kaçurrela dhe vijon të jetojë me futbollin, si ambasador i vendit të tij për këtë sport.Paul Gascoigne, Angli: Suksesi i tij më i madh ishte arritja në gjysmëfinalet e Botërorit të vitit 1990. Foto e lotëve të tij pas një kartoni të verdhë, që nuk do ta lejonte të luante finalen nëse Anglia do të ishte kualifikuar, mbetet një prej momenteve ikonë të Kupave të Botës.Paul Gascoigne sot: Problemet personale me varësinë nga alkooli shënuan karrierën dhe jetën private pasi la futbollin. Disa herë në rehabilitim, po punon për të mos rënë më pre e alkoolit.Marco Tardelli, Itali: Festimi i tij me lot në sy pas golit të shënuar kundër Gjermanisë në finalen e vitit 1982 është një nga momentet ikonike të Botërorëve.Marco Tardelli sot: I tërhequr nga futbolli në vitin 1988, ka punuar si trjaner i Inter, Bari dhe kombëtares së Egjiptit. Ndihmës i Trappatoni-t te Irlanda në vitet 2008-2013, sot Tardelli shfaqet si analist sportiv në emisione të ndryshme italiane.Roberto Baggio, Itali: Bishtaleci, siç njihej nga të gjithë, për shkak të modelit të flokëve, ishte shumë pranë ngjitjes në “Olimpin” e Kupës së Botës, por një penallti e humbur në finalen kundër Brazilit në vitin 1994, i shkatërroi ëndrrën.Roberto Baggio sot: Pasi la futbollin punoi si ambasador i OKB për të drejtat e njeriut, duke financuar ndërtimin e disa spitaleve.