Kameruni siguroi kualifikimin në Kupën e Afrikës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Menjëherë pas ndeshjes së fituar 3-0 përballë Komoros, në dhomat e zhveshjes së “Luanëve të pazbutshëm” nisi festa. Këngë dhe kërcime, ku u përfshinë të gjithë. Madje, edhe trajneri Klarens Seedorf, i cili nuk nguroi të tregonte lëvizjet e tij. Ish-legjenda holandeze, që mori drejtimin e skuadrës gjatë gushtit të kaluar, u përfshi nga euforia, për një festë të merituar. (A2 Televizion)
Kualifikohet Kameruni, Seedorf festë e kërcime
