Kombëtarja niset drejt Andorrës, fitorja detyrim

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 09:19 | Futboll

Kombëtarja shqiptare është nisur në orët e para të mëngjesit të së dielës drejt Andorrës, ku do të zhvillojë të hënën në mbrëmje ndeshjen e dytë për fazën kualifikuese të Euro 2020.

Pas humbjes me Turqinë dhe shkarkimit të trajnerit Christian Panucci, gjendja nuk është ndër më të mirat për ekipin kuqezi, edhe pse lojtarët premtuan se kundër skuadrës së Principatës së vogël mes Pirenejve do të vijë edhe kthesa.

Ndeshja kundër Andorrës luhet të hënën në 20:45 në stadiumin “Nacional”, ku Shqipëria do të kërkojë tri pikët e para në grup. (A2 Televizion)

Balaj dhe Uzuni: Falënderojmë tifozët, përse të mos fitojmë në Turqi?

https://youtu.be/5N7Y2qaPH4Q

Lojtarët: Kemi ende shanse, duhet të përmirësohemi

https://youtu.be/hTXpLobs0as

A2 CNN Livestream

Latest Videos