Komisioni i Venecias ka publikuar draft-opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas paragrafit 98 të tij, presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese. Sipas Komisionit, KED duhet t’i çojë listat në Kuvend vetëm pasi presidenti të ketë zgjedhur, derisa të jetë plotësuar edhe Gjykata e Lartë. Komisioni në rekomandimet e saj thekson edhe rëndësinë funksionimit sa më të shpejtë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, duke nënvizuar se procesi i vettingut, edhe pse i domosdoshëm dhe me efekte pozitive të padiskutueshme në të ardhmen, në një qasje afatshkurtër ka cenuar Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke i shndërruar në institucione disfunksionale”. Sipas Komisionit, në të ardhmen skema e emërimeve duhet thjeshtësuar, duke i dhënë të drejtën e emërimit të njëjtit institucion që ka emëruar fillimisht gjyqtarin që ka dorëzuar mandatin. Kur flitet për mandatin, sipas sugjerimit të Komisionit, ai duhet të rishikohet në mënyrë që gjyqtarët të kenë 9 vite të plota, edhe në qoftë se janë emëruar me vonesë. (A2 Televizion)
Kufijtë e BE-së dhe sezoni turistik, midis aspiratave dhe frikës

All - Paragraf - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4
TE FUNDIT
All - General - 2
All - General - 3
MË TË VIZITUARAT
All - General - 4
All - General - 5
Live Updates
All - General - 6
All - General - 7