Kukës, të moshuarit jetesë të vështirë dhe të vetmuar

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 14:48 | Sociale
Kukës, të moshuarit jetesë të vështirë dhe të

Fshati Novosej, ashtu si edhe Shishtaveci e fshatrat e tjerë të Grykës së Vanave në Kukës, po braktiset dita-ditës.

Në fshat tani shikon vetëm të moshuar dhe ndonjë person të moshës së mesme, pasi shumica e rinisë, si rrugë të vetme të daljes nga varfëria, kanë parë emigracionin.

Të moshuarit shprehen se fëmijët e tyre janë në mërgim, si pasojë e mungesës së vëmendjes dhe investimeve nga autoritetet shtetërore. Ndërsa jetesa e moshës së tretë pa fëmijët e tyre është tepër e vështirë.

Fshati Novosej ka qenë një prej fshatrave që deri në fillim të viteve '90 ishte me popullsinë më të madhe pas Shishtavecit. Ndërsa sot, ka mbetur vetëm me 100 banesa, të cilat janë streha e moshës së tretë.

Ata pak që vijojnë dhe punojnë tokën, përdorin ende mjete primitive për të marrë ato pak prodhime bujqësore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos