
Në qytetin e Kukësit, boshatisja e tregut industrial nga blerësit tregon për nivelin e varfërisë dhe faktin që njerëzit po shpenzojnë vetëm për ushqimet bazë.
Blerësit në këtë treg numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërsa tregtarët janë të vetmit njerëz që popullojnë tregun. Ky i fundit, më shumë se sa treg, i ngjan një ekspozite veshmbathjesh.
Vetë qytetarët kuksianë shprehen se janë të orientuar për të blerë më së shumti artikuj ushqimorë, sesa veshje apo këpucë, të cilat në këto kohë i cilësojnë si luks.
Kukësi rezulton një nga qarqet më të varfër në vend, me të ardhurat më të vogla për frymë, por edhe me largimet më të mëdha të të rinjve drejt emigracionit. (A2 Televizion)