Nevoja për punonjës socialë, universitetet duhet të përmirësojnë mësimdhënien ndaj studentëve

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 16:45 | Sociale
Nevoja për punonjës socialë, universitetet duhet të

Tragjedia nga tërmeti dhe shpërthimi i pandemisë Covid-19 nxorën në pah edhe një nevojë tjetër, që në vendin tonë vazhdojmë të mos i kushtojmë vëmendje. Përveç aspektit financiar, njerëzit kishin nevojë për asistencën sociale për përballimin e këtyre dy fatkeqësive.

Ndonëse në Shqipëri degët sociale janë nga më të kërkuarat, roli i punonjësit social është larg nivelit të vendeve të Bashkimit Europian. Mbi këtë mangësi u diskutua në kuadër të një projekti për përmirësimin e mësimdhënies së studentëve të degëve sociale në universitete, pikërisht aty nga ku dalin profesionistët e fushës. 

Miratimi i Urdhërit i Punonjësit Social nuk mjafton, pasi kërkohen përmirësime. Mbështetje duhet të ketë edhe nga ekzekutivi. Universitetet shprehen të gatshme për t’u ardhur në ndihmë studentëve.

Pjesë e projektit të mbështetur nga Erasmus janë universitetet e Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos