Kukësit i mjafton një gol ndaj Flamurtarit, merr përkohësisht kreun e renditjes

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2019, 16:06 | Futboll
Kukësit i mjafton një gol ndaj Flamurtarit, merr

Kukësi fitoi ndaj Flamurtarit falë një goli të Mirlind Dakut në javën e 11 të Kategorisë Superiore.

Në sfidën e zhvilluar në “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës, të besuarit e Shpëtim Duros vuajtën jo pak, ndonëse përballë kishin Flamurtarin e vendit të fundit dhe me probleme të shumta sportive e organizative.

Me këtë sukses, verilindorët ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 18 pikë, aq sa Partizani e Tirana, por me të kuqtë që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos