Kulla Eiffel do të rihapet më 16 korrik

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 20:14 | Bota
Kulla Eiffel do të rihapet më 16 korrik

Kulla Eiffel do të rihapet më 16 korrik pas disa muajsh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi kompania e menaxhimit të monumentit në Paris.

Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar në 10,000 në ditë duke iu përmbajtur kërkesave të distancës sociale, më pak se gjysma e niveleve të tyre para-Covid.

Të gjithë katet e monumentit do të jenë të arritshme për vizitorët, përveç disa zonave ku vijon puna për rinovimin e saj. Ky është riparimi më i gjerë në historinë e saj 130-vjeçare

Kulla Eiffel po riparohet në prag të Lojërave Olimpike të Parisit në 2024, duke i dhënë asaj një nuancë të artë.

Por pikturimi me bojë u pezullua pasi gjurmët e plumbit u gjetën në shtresat e bojës së Kullës, duke e bërë të rrezikshme vazhdimin.

Ajo u mbyll fillimisht gjatë bllokimit në pranverë të 2020-ës dhe më pas u rihap në fillim të verës, Kulla Eiffel është mbyllur vazhdimisht që nga fundi i Tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos