Takimi Blinken-Lavrov, SHBA dhe Rusia kanë dallime të mëdha, por duhet bashkëpunim

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 14:45 | Bota
Takimi Blinken-Lavrov, SHBA dhe Rusia kanë dallime të mëdha, por

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksuan se dy vendet kanë dallime të mëdha, por se duhet të punojnë së bashku për çështje të ndryshme.

Në takimin e parë mes tyre te zhvilluar në Islandë, Lavrov, një diplomat veteran, përsëriti se Uashingtoni do t'u përgjigjej akteve agresive nga Rusia, por se bota do të jetë më e sigurt nëse dy vendet krijojnë ura bashkëpunimi.

“Ashtu siç e ka bërë të ditur edhe presidenti Biden, Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie të parashikueshme e të qëndrueshme me Rusinë. Të dyja vendet mund të punojnë së bashku për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndryshimin e klimës, e për t'u marrë me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut dhe luftën në Afganistan”, u shpreh Blinken.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Lavrov. Kemi dallime të mëdha sa i përket mënyrës se si e shikojmë situatën ndërkombëtare apo qasjes se si ta zgjidhim atë. Por ne jemi të përgatitur të diskutojmë për të gjitha çështjet; në mënyrë të ndershme dhe me respekt të ndërsjellë.

Takimi i zhvilluar në Rejkjavik të Islandës u vlerësua  si konstruktiv, ndërsa dy diplomatët thanë se do të përgatisin propozime për bisedime të mundshme midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin, sipas mediave të Moskës. Lidhjet kanë qenë të tensionuara që nga marsi kur Presidenti Biden, në fillimin e mandatit së tij tha se ai e konsideronte Putinin si një "vrasës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos