Me pijen e tij të preferuar, imazhet që udhëtojnë në kohë të Roland Tashos, Robert Shvarc, njeriu që i dha aq shumë kulturës shqiptare, me shqipërimet e kryeveprave të letërsisë botërore, u kujtua mes miqsh e familjarësh, në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta. Më shumë informacion mbi këtë aktivitet dhe se çfarë pritet të ndodhë në fundjavë, dha në “Dita jonë” gazetarja Luela Myftari. (A2 Televizion)
Kultura në një javë: 20-vjetori i ndarjes nga jeta i Robert Shvarc
