Kulusevski-Chiesa mundin Atalantën, Juventus fiton Kupën e Italisë

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 22:53 | Futboll
Kulusevski-Chiesa mundin Atalantën, Juventus fiton Kupën e

Juventus ka fituar Kupën e Italisë, pasi mundi në finale 2-1 Atalantën.

Kulusevski dhe Chiesa shënuan golat për bardhezinjtë, ndërkohë që barazimin e përkohshëm për bergamaskët e realizoi Malinovsky.

Kjo është hera e 14 që Juventus fiton Kupën e Italisë, ndërkohë që bëhet fjalë për trofeun e fundit me fanelën bardhezi për legjendën Gianluigi Buffon, i cili ka njoftuar largimin nga klubi në fund të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos