
Situata nga pandemia ka bërë që të shohim shpeshherë skena të çuditshme që as nuk do t’i kishim menduar 2 vjet më parë.
Rasti i radhës pritet të jetë në Copa Libertadores, në ndeshjen mes River Plate dhe Independiente Santa Fe. Skuadra argjentinase është prekur nga koronavirusi, i cili ka infektuar të tre portierët e skuadrës dhe në prag të kësaj ndeshje, e cila do të luhet më 20 maj, është rrëzuar edhe kërkesa për të përfshirë në ekip dy portierët e skuadrës së të rinjve.
Në këtë situatë, sipas mediave, trajneri Marcelo Gallardo ka mbetur vetëm me 10 futbollistë dhe pritet të vendosë në portë mesfushorin Marcelo Gallardo, i cili është i dëmtuar.
“Ne kurrë nuk do ta kishim menduar se ata nuk do të na lejonin të përfshinim në skuadër lojtarët e akademisë. Ne arsyetuam kërkesën tonë. Ekziston një pjesë në rregullore kur flitet për dëmtime serioze të portierit dhe Covid konsiderohet i tillë”, u shpreh trajneri i skuadrës argjentinase.
Në këtë ndeshje, vetëm 6 nga lojtarët aktualë kanë qenë pjesë e formacionit, megjithatë nuk do të jetë e lehtë edhe për skuadrën kolumbiane. Para kësaj sfide, edhe te Santa Fe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 lojtarë. (A2 Televizion)