
Tottenham fiton gjysmëfinalen e parë në Kupën e Ligës në Angli përballë Chelsea-s. Skuadra e Pochettino triumfoi 1-0, me golin e shënuar nga Harry Kane me penallti në minutën e 26-të.
Momentet para golit shkaktuan mjaft konfuzion në fushë, sepse fillimisht aksioni u cilësua i parregullt. Por me pas, me ndërhyrjen e sistemit VAR u vendos goditja nga pika e bardhë.
Kane arrin kuotën e 20 golave sezonale për të pestin vit me radhë, ndërsa Tottenham regjistroi suksesin e tretë në këtë edicion përballë Chelsea-s, mes kampionatit dhe kupave, diçka që nuk ndodhte prej vitit 1963.
Ndeshja e kthimit, ku do të përcaktohet ekipi finalist i Kupës së Ligës, do të zhvillohet më 22 janar. (A2 Televizion)