UEFA: Trukimi me Ventspils, Luftëtari rrezikon përjashtimin!

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 20:31 | Futboll

Luftëtari rrezikon të mos luaj më në garat evropiane. Sipas dokumentacionit të siguruar nga A2, UEFA ka vënë nën hetim klubin gjirokastrit për ndeshjen në Europa League kundër Ventspils, i përfunduar 3-3.

Ndeshje që organizmi evropian i futbollit gjykon i dyshimtë për trukime, dhe që mund të sjellë përjashtimin e Luftëtarit nga garat ndërkombëtare. Ndërkohë, UEFA denoncon edhe një "mungesë transparence" nga federata shqiptare lidhur me rastin në fjalë.

Nga ndeshja Luftëtari-Ventspils

Ndërkohë, mësohet se fondi që gjirokastritët do të përfitonin nga pjesëmarrja në kupat ndërkombëtare është “ngrirë” deri në fund të hetimeve.

Luftëtari rrezikon të bëhet klubi i dytë shqiptar që përjashtohet pas rastit të Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos