Wolves eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 08:33 | Futboll
Wolves eliminon Liverpool-in nga FA Cup

Liverpooli ka treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon në Premier League, por ka marrë një goditje në FA Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp është eliminuar që në fazën e 1/32-tave nga skuadra e Wolvesit.

Trajneri gjerman kishte lënë pushim disa prej yjeve të skuadrës, po kishte hedhur në fushën e lojës Xherdan Shaqirin, i cili u tregua i pafuqishëm përballë mbrojtësve kundërshtare.

Për skuadrën vendase shënuan Jimenez dhe Neves, ndërsa golin e vetëm për Liverpool e shënoi Origi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos