Kuqezinjtë e vegjël, Shpresat kërcënojnë Slloveninë nga Durrësi

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 17:29 | Futboll
Kuqezinjtë e vegjël, Shpresat kërcënojnë

Përpos Kombëtares A, më 12 nëntor në fushë do të zbresë edhe përfaqësuesja Shpresa. Kuqezinjtë e vegjël janë të angazhuar në fushën e Sllovenisë, në betejën për dy vendet e para.

Skuadra e Alban Bushit fitoi 2-0 përballë këtij rivali në ndeshjen e luajtur në muajin tetor në Elbasan dhe do të kërkojë të përsëritet.

Më pas, Shpresat luajnë edhe në trasfertë me Kosovën, në grupin 7 kualifikues të Europianit 2023. Armando Dobra, një prej autorëve të golave ndaj Sllovenisë dhe Adolf Selmani, u shprehën optimistë për ecurinë e kuqezinjve.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos