Kureshtja e tepërt të kushton shtrenjtë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 15:31 | Fotolajme

Një mi i vogël u bë vakti ideal për një nepërkë të rrallë blu, pasi nga kureshtja iu afrua aq shumë saqë gjarprit nuk iu desh të mundohej aspak për të siguruar drekën.

E gjithë skena u përjetësua në foto, ku duket gjarpri rreth 70 centimetra i gjatë që del ballë përballë me miun, i cili me sa duket nuk e ka idenë e rrezikut që i kanoset. Grabitqari vdekjeprurës nuk ngurron të hapë gojën dhe të gllabërojë miun të gjithin.

Fotot dramatike, por njëkohësisht të jashtëzakonshme, u realizuan nga fotografi indonezian Dzul Dzulfikri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos