“Kurti-Vuçiç të painteresuar për asociacionin”, Rama: Përplasja u duhet për politikë të brendshme

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 20:32 | Aktualitet

Kosova po hyn në një kurs përplasjesh dramatike me bashkësinë atlantike. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp teksa njoftoi edhe anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive në Gjakovë. Sipas tij presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës janë të dy të interesuar për mos krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri, pasi mbyll mundësinë për vijimin e luftës. Rama thekson se kjo u duhet të dy liderëve për politikë të brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos