Kush do të vijë me mua në Hënë?

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 13:05 | Lifestyle

Një miliarder japonez, i quajtur Yusaku Maezawa, që e ka krijuar pasurinë e tij falë platformës së shitjeve online Zozo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Disa ditë më parë ai kishte deklaruar se do të ndante rreth 8 milionë dollarë për një 1000 persona të përzgjedhur që do të shpërndanin postimin e tij në Twitter.

Tani më ai ka nisur një “konkurs” të ri për të gjetur shpirtin binjak që do ta shoqërojë në udhëtimin e tij në Hënë në vitin 2023. 44 vjeçari ka prenotuar tashmë dy vendet e mundshme në udhëtimin e organizuara nga “Space X” e Elon Musk, i cili do të çojë udhëtarët e parë civilë në Hënë.

Por pas ndarjes me të fejuarën aktore Ayame Goriki ka bërë që një nga vendet të jetë bosh. Kështu që manjati nuk dëshiron që ta kalojë në vetmi aventurën hapësinore dhe për këtë arsye prezantoi një lloj konkursi të quajtur "Full Moon Lovers", i cili do të dokumentohet dhe do të kthehet në një reality show, rreth kërkimit të shoqërueses perfekte për udhëtimin në Hënë.

Për të marrë pjesë në këtë konkurs kaq të veçantë rregullat dhe kriteret janë mjaft të qarta dhe të thjeshta; konkurrentet duhet të jenë beqare, të jenë të paktën 20 vjeç, të kenë personalitet të shkëlqyeshëm dhe të jenë gati për udhëtimin në hapësirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos