Kush e fiton Kategorinë Superiore? Reja: Unë për vete do të jem në Durrës

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 13:21 | Futboll
Kush e fiton Kategorinë Superiore? Reja: Unë për vete do të

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka komentuar edhe fundin e sezonit në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur edhe pak orë nga shpallja e ekipit kampion.

Tetuta, Partizani, Vllaznia dhe Laçi janë të gjitha në garë për të fituar trofeun, diçka që e bën këtë fundsezoni tepër interesant.

“Unë për vete do të jem në Durrës, por kjo nuk do të thotë se do të mbaj anë, thjesht e kam më kollaj të jem këtu për të ndjekur ndeshjen e Teutës. Salihi ndërkohë do të jetë në Shkodër. Unë uroj të fitojë më i miri, por asgjë nuk është e sigurt, dhe mundësi kanë të gjithë, edhe Partizani. Gjithsesi, është një pikëpyetje e madhe kjo histori, derisa të mbarojnë 90 minutat”, tha Reja në konferencën për mediat ku prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e muajit qershor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/26/te-grumbulluarit-ne-kombetare-reja-shpjegon-mungesat-e-kamberit-dhe-strakoshes/
https://a2news.com/2021/05/26/seferin-e-keni-marre-me-kap-topat-tifozet-reagojne-per-listen-e-te-grumbulluarve-te-kombetares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos