Një lajm i hidhur vjen për tifozët e Interit dhe Kombëtares italiane, veçanërisht për ato në një moshë më të avancuar.
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Tarcisio Burgnich, i njohur si "shkëmbi", padyshim një nga mbrojtësit më të njohur italian i të gjitha kohërave, fitues i katër kampionateve dhe dy Kupave të Kampionëve dhe Interkontinentale me Interin.

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Tarcisio Burgnich, padyshim një nga mbrojtësit më të njohur italian të gjitha kohërave 
Burgnich, fitues i katër kampionateve dhe dy Kupave të Kampionëve dhe Interkontinentale me Interin 
Me mite të tjera interiste si Fachetti dhe Mazzola, ai ishte protagonist edhe me kombëtaren italiane, duke fituar titullin e vetëm europian në vitin 1968 
Mbrojtësi mungoi fitoren në Botëror për shkak të talentit të paarritshëm të ”mbretit” Pele, i cili dominoi finalen e vitit 1970 
Burgnich ka hyrë në imagjinatën e të gjithëve si një nga golashënuesit në gjysmëfinalen e madhe me Gjermaninë, e përfunduar 4-3 
Një pamje e vonë e Tarcisio Burgnich 
Tarcisio Burgnich 
Tarcisio Burgnich 
Interi i Helenio Herrerës
Me mite të tjera interiste si Fachetti dhe Mazzola, ai ishte protagonist edhe me kombëtaren italiane, duke fituar titullin e vetëm europian në vitin 1968, duke munguar fitoren në Botëror për shkak të talentit të paarritshëm të "mbretit" Pele, i cili dominoi finalen e vitit 1970.
Po në atë edicion, Burgnich ka hyrë në imagjinatën e të gjithëve si një nga golashënuesit në gjysmëfinalen e madhe me Gjermaninë, e përfunduar 4-3, ndoshta një nga përballjet më të njohura e të gjitha kohërave. (A2 Televizion)