Fernando Torres njofton rikthimin në futboll

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 10:56 | Futboll
Fernando Torres njofton rikthimin në futboll

Fernando Torres do të rikthehet të luajë futboll. Legjenda e Atletico Madrid, 37-vjeçar tashmë, ka publikuar një mesazh misterioz në rrjetet sociale, ku shkruan: “E kuptoj jetën vetëm duke luajtur. Për këtë arsye, kam vendosur që të kthehem”.

Më tej, ish-sulmuesi spanjoll shtoi se të premten do të tregojë se ku do të luajë.

“El Niño” vari këpucët në gozhdë në gusht të vitit 2019, kur luante me Sagan Tosu të Japonisë.

Aktualisht, Fernando Torres është pjesë e stafit të ekipeve të moshave të Atletico Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos