Për Hajdi Klum, këto Krishtlindje nuk mund të ishin më të mbara. Modelja 45 vjeçare mori dhuratën perfekte nga i dashuri i saj…një unazë të madhe fejese!
Klum njoftoi në rrjetet sociale se ishte fejuar me 29 vjeçarin Tom Kaulitz, kitarist i grupit të muzikës rok, Tokio Hotel.

“I thashë po”, pohoi Klum e cila tregoi gjithashtu unazën e saj të re. Zërat se Klum ishte lidhur me muzikantin u përhapën në muajin mars, kur çifti u fotografua duke u puthur.

Modelja gjermano amerikane ka katër fëmije me ish bashkëshortin Seal. Ata kanë qenë të martuar nga 2005 deri ne vitin 2014-të. (A2 Televizion)