“Barbari”, Lapaj: U dhunuan studentë nën pretendimin e ruajtjes së pronës publike

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 20:34 | Politikë

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e cilësoi si “barbari” sjelljen e policisë në protestën e sotme në “Rrugën e Durrësit”, në Tiranë.

“Barbari! Në vitin 2026, kur rinia e vendit proteston për të mos ikur nga vendi, proteston që diploma e tyre të ketë mundësi punësimi këtu, bën betejë për një brez studentësh që nuk e përballojnë dot më jetesën në Tiranë, kur rinia del për të kërkuar të drejta bazike, ajo sjellje e policisë që dhunon studentë nën pretendimin e ruajtjes së pronës publike, që e vjedhin nga mëngjesi në darkë, është barbari”, tha Lapaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nuk cenohet prona publike se shkulen tulla e kangjella. Interesi publik dërrmohet kur vidhet buxheti i shtetit në mënyrë barbare përditë. Këtë nuk e them unë, e thonë dosjet e Prokurorisë së Posaçme. Po mundohen t’i mbrojnë me forcë vjedhjet e tyre”, shtoi Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos