
Më në fund, pas 10 vitesh, këngëtarja amerikane Miley Cyrus ka konfirmuar martesën me aktorin australian, partnerin e saj prej 1 dekade, Liam Hemsworth.
Ka qenë vetë Miley që ka postuar në rrjetet sociale foto nga ceremonia, e cila është mbajtur të dielën e shkuar. Çifti është njohur 10 vjet më parë, në shesh xhirimin e filmit “Kënga e fundit”.
Ceremonia martesore është organizuar në shtëpinë e Cyrus, në qytezën e Fraklin, në Tennessee.
Ishte një ceremoni e vogël, vetëm me një rreth të ngushtë familjar dhe miqsh. Çifti u fejua fillimisht në vitin 2012, por u ndanë më pas për më shumë se 3 vjet. Në 2015 njoftuan sërish bashkimin dhe shpallën fejesën. (A2 Televizion)