Kush tërheq më shumë, fushata negative apo pozitive?

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 10:00 | Aktualitet

Shpesh e bëjmë analizën e zhvillimeve politike sipas opinionit që krijojmë nga deklaratat e liderëve e mbështetësve të tyre. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë, edhe në vendin tonë ka nisur përpunimi i mesazheve nga zyrat e shtypit, këshilltarët e PR, orientimit të tyre në rrjetet sociale për të ndikuar tek opinioni publik. Sondazhet janë ato që orientojnë këtë zinxhir veprimesh dhe prej tyre politikanët nuhasin ku gabuan, ku jo, si duhet të ecin me strategjitë e tyre. Kjo e 6 marsit është një garë e pjesshme, por jo e parëndësishme, për shkak të bashkive në proces dhe situatës politike në opozitën e përçarë. Për këto folëm me shefin e departamentit të marketingut në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Mirdaim Axhamin, doktor në fushën e marketingut politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos