
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në fjalën që mbajti gjatë seancës plenare ku pritet të votohet qeveria e re e Kosovës, ka shpalosur programin e tij qeverisës.
“Kemi një progam që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë program prekim secilën jetë të qytetarit. Do të jemi qeveri e kushtëzimit të parasë publike. Para meje do të jenë 15 ministra, e jo 21 sa ishin. Do të kemi 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80, sa ishin. Më pak shpenzime, borxhe dhe privilegje. Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të bazuar në performancë dhe rezultate. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Na duhet një program që nxit zhvillimin ekonomik. Ndërmarrësit i shohim si partner kyç. Do të minimizojmë garën e udhëheqjes duke hequr monopolet. Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e punësimit do të mbështeten përmes fondit zhvillimor”, tha Kurti.
“Do të rrisim konkurrueshmërinë duke rritur transparencën. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të formohet brenda qeverisë. Do të marrim masa që ndihmojnë punësimin e të rinjve e grave në veçanti. Do të themelojmë fondin zhvillimor që do të shërbejë për ide inovative. Do ta bashkojmë Administratën Tatimore dhe Doganat në një agjenci të vetme. Më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, pa monopole që të nxisim zhvillimin e të nxisim punësimin”, shtoi Kurti.
Ndërsa ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë: “Do të jemi qeveri për punëtorët, për punëtorët me shumë të drejta. Buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës”.
Kabineti i Qeverisë “Kurti”
Zëvendëskryeministri i parë: Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministri i dytë: Haki Abazi
Ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Ministër i Punëve të Brendshme: Agim Veliu (nënkryetari i LDK)
Ministër i Drejtësisë: Albulena Haxhiu
Ministër i Integrimeve Europiane: Blerim Reka
Ministër i Financave dhe Transfereve: Besnik Bislimin
Ministër i Ekonomisë: Rozeta Hajdarin
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Bujqësisë: Besian Mustafa
Ministër i Mbrojtjes: Anton Quni
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Lumir Abdixhiku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Vlora Dumoshi
Ministër i Arsimit: Hykmete Bajrami (A2 Televizion)