Posti i kryetares së Kuvendit, Osmani: Do t’i marrim përgjegjësitë e reja

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 10:26 | Kosova
Posti i kryetares së Kuvendit, Osmani: Do t’i marrim

Pas raportimeve në media se do ta refuzonte postin e kryetares së Kuvendit, nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani sugjeroi  përmes një postimi në Facebook se do ta pranoje atë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje nga LDK dhe VV, Osmani deklaroi së do t’i marrin përgjegjësitë e reja të hënën.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1582741325221459

 “Qytetarët kërkuan dhe përcaktuan bashkimin tonë. Dhe si çdo herë, na treguan rrugën e drejtë. 6 Tetori, për mua, ishte dhe mbetet vullnet që nuk shkelet; me asnjë kusht e asnjë çmim. Shumë mund e përpjekje u bënë për të na ndalur e përçarë. Por shumë më i madh ishte vullneti ynë për të jetësuar kërkesën për ndryshim”, shkruan Osmani.

https://a2news.com/2020/02/02/kosova-me-qeveri-te-re-vetevendosje-dhe-ldk-nenshkruajne-marreveshjen/

Ajo thotë se ua kanë borxh qytetarëve qe fjalën e dhënë ta jetësojnë deri në fund.  “Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë” përfundon mesazhi i nënkryetares së LDK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos