
Myslim Murrizi tha se nuk ishte surprizë ftesa e Sali Berishes për t'u rikthyer në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në mikrofonin e A2CNN, ai theksoi se gjithsesi nuk e ka vendosur ende për kë do të votojë në garën për kryetar të partisë pasi pret të shikojë të gjitha kandidaturat.
Nuk ka qenë ndonjë surprizë për mua, unë kam qenë prej 15 vitesh në Këshillin Kombëtar. Ishte një ftesë e zotit Berisha dhe më mori dakordësinë nëse do të isha kandidat për Këshillin Kombëtar. U ktheva pasi kam kontribuar në këtë parti deri kur më përjashtoi grupi Ali-Basha. Unë nuk kam ardhur për të folur. Vota e demokratëve do të vlerësojë nëse vlen Murrizi si anëtar i Këshillit Kombëtar. Do të shoh kandidatët për kryetar të partisë dhe më pas do të votoj. (A2 Televizion)