Topalli me lot në sy: S’jam larguar nga PD, ka ikur ajo nga demokratët

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 12:01 | Politikë
Topalli me lot në sy: S’jam larguar nga PD, ka ikur ajo nga

Jozefina Topalli është ngjitur në podiumin e Partisë Demokratike me lot në sy. Mes të tjerash, Topalli u shpreh se ajo nuk është larguar asnjëherë nga Partia Demokratike.

“Cili ishte fillimi i rënies sonë? Dita kur filluan të rrëzohen vlerat kur mbi të cilat u ngrit kjo parti. Kjo ka ndodhur dhe ne kemi heshtur. Pas 2013 tatëpjeta mori vrapin. Disa përcaktuan kryetarin e ri, me shpresë se e ardhmja do të na buzëqeshte. Por e ardhmja ishte rrokopujë. Pas 2013, PD-ja hyri në krizë të thellë. Udhëheqja në parlament bënte pazare, kurse deputetët betejë me krimin. Ditë pas dite dhe vit pas viti në vend që të hapeshin u mbyllën. Në vend të dëgjimit të njëri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqësore. Çadra, bojkoti dhe fundja që nisi të quhej fitore”, tha ajo.

Më tej, ajo pati edhe një thirrje për Alibeajn. “Jo vetëm PD është në krizë, por balancat janë prishur, çdo gjë është kthyer në korrupsion. Sot jam këtu edhe sepse besoj që asgjë nuk është e pamundur. Partia jonë është e plagosur. Mos lëndoni më shumë plagët tona, atyre që çojnë partinë e tyre në gjykata, u them “boll e keni lënduar këtë parti, nga e cila keni marrë pa fre dhe pa meritë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos