Kuzhinieri shqiptar ndërmerr nismën për refugjatët në Francë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 08:39 | Aktualitet

Armand Hasanpapaj u largua drejt Francës në moshën 16-vjeçare, duke qenë një ndër valltarët më të mirë, pa e ditur se jeta e tij në Lion do t’i sillte një tjetër profesion, atë të shefit të kuzhinës, një pasion i trashëguar nga nëna e tij. Armandi ka ndërmarrë një nismë të përvitshme për të ofruar gatime shqiptare në Ditën e Refugjatëve më 20 qershor, në qytetin e Lionit, ku pasi bëhet parakalimi në qytet, manifestuesve në mes të sheshit u shërbehen ushqime shqiptare. Ai ka folur më shumë për këtë nismë të tij në “Dita Jonë”, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos