Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 09:56 | Kronikë

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shkodër, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe tentoi ta godiste me thikë në banesë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për dhunë në familje.

Sipas policisë, 39-vjeçari me inicialet A. D. u kap në banesë në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu sekuestruan edhe thikën, në cilësinë e provës materiale.

E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari u arrestua dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos