
Real Madrid e ka nisur me këmbën mbarë sezonin e ri. Pas fitimit të Superkupës, madrilenët triumfuan dhe në ndeshjen e parë në La Liga kundër Almerias dhe siguruan 3 pikëte para në kampionat.
Fillimi i ndeshjes nuk ishte më i miri për skuadrën e Carlo Ancelottit, pasi u ndëshkuan që në minutën e gjashtë me Ramazani.
Megjithatë festa e miqve zgjati shume pak pasi në fraksionin e dytë Reali mori frenat e lojës në dorë dhe shtoi presionin në fushë. Pas shumë tentativash miqtë barazuan me Lucas pas një topi të mirë nga Benzema.
Kaq mjaftoi që Reali të merrte zemër dhe për golin e dytë derisa e gjeti atë në minutën e 75 me Alabën. I sapo futur në fushën e blertë, austriaku gjuajti saktë një goditje dënimi dhe përmbysi gjithçka.
Një gol që riktheu festën në kampin madrilen për fitoren e parë të këtij sezoni. Takimi i dytë për madrilenët është këtë të shtunë ndaj Selta Vigos. (A2 Televizion)