La trenin me 150 km/h për të shkuar në tualet, nën hetim makinisti

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 13:47 | Bota
La trenin me 150 km/h për të shkuar në tualet, nën hetim

Makinisti i një treni të shpejtësisë së lartë mund të përballet me një sanksion të rëndë pasi braktisi kabinën për disa minuta për të shkuar në tualet.

Ai i kërkoi një personi tjetër që nuk kishte licencë për të drejtuar trenin të qëndronte në kabinë, në një kohë kur shpejtësia e lëvizjes së tij ishte 150 km/h.

Në ato momente në tren kishte 160 pasagjerë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk pësoi gjë.

Sipas mediave japoneze, incidenti ndodhi ditën e diel, ndërsa treni po udhëtonte drejt prefekturës Shizuoka.

Makinistri 36-vjeçar u shfajësua duke thënë se kishte një dhimbje stomaku dhe për këtë arsye e kishte të nevojshme të shkonte në mënyrë urgjente në tualet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos