Lana Del Rey “sfidon” virusin me maskë rrjete, “lumë” kritikash

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 21:30 | Showbiz

Maska vlerësohet si nga mbrojtësit më të mirë ndaj përhapjes së koronavirusit dhe këshillohet me ngulm nga mjekët. Megjithatë, shumë persona janë duke e përdorur atë edhe si një aksesor për t’u dukur bukur.

Rasti i fundit është këngëtarja Lana Del Rey, e cila ka marrë një “lumë” kritikash pas paraqitjes së saj të premten në Los Angeles.

Këngëtarja 35-vjeçare kishte vendosur në fytyrë një rrjetë, të ngjashme me një maskë, ndërsa nuk kurseu as foto me fansat e saj.

Menjëherë pas publikimit të fotove vërshuan edhe kritikat ndaj saj. Shumë e quajtën atë të papërgjegjshme, pasi ishte në rrezik për veten, por edhe të tjerët.

Reagimi ndaj mijëra komentuesve erdhi nga motra e këngëtares, e cila argumentoi se Lana Del Rey ishin më shumë se 6 metra larg personave të tjerë, ndërsa ishte testuar negative para eventit ku mori pjesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos