Një invalid pune në Kukës, i cili prej vitesh rinovon dokumentacionin e nevojshëm, këtë herë e ka të vështirë, me kalimin e shërbimeve online. Nga sporteli i shtetit ku nuk paguante asgjë, tani i drejtohet sportelit privat duke e marrë me para ndihmën për aplikim. Në tërësi të moshuarit nuk kanë pajisjet e nevojshme dhe as mundësinë për të pasur internet në shtëpi. (A2 Televizion)
Larg sportelit të shtetit, por në Kukës invalidë e të moshuar paguajnë privatin për shërbime online
