Largohet ambasadori britanik në Teheran

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 20:27 | Bota
Largohet ambasadori britanik në Teheran

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, përsëriti thirrjen e tij për largimin e të gjithë të huajve nga Lindja e Mesme.

Ndërsa i kërkoi forcave të armatosura të kërkojnë falje për rrëzimin e avionit ukrainas, Hasan Ruhani parlajmëroi trupat e huaja në rajon, përfshirë ato europiane, se janë të rrezikuara nëse qëndrojnë atje.

Ndërkaq, ambadori britanik në Teheran, Robert Mekeir u largua nga Irani, pasi, siç raportojnë mediat, u shpall “non grata”. Megjithatë, një zëdhënës i zyrës për Punët e Jashtme në Londër deklaroi se ambasadori e kishte planifikuar prej kohësh largimin dhe se do të kthehet në Teheran gjatë ditëve në vazhdim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos