
Garda Revolucionare iraniane arrestoi personin që dyshohet se filmoi momentin kur një avion ukrainas me pasagjerë u rrëzua nga një raketë.
Raportimi vjen nga mediat, por një gazetar iranian me bazë në Londër, i cili postoi i pari materialin, tha se burimi i tij ishte i sigurt dhe se autoritetet kishin arrestuar personin e gabuar.
I dyshuari pritet të përballet me akuza që kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Avioni me numër fluturimi PS752 u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Teherait të mërkurën, me pasojë vdekjen e 176 personave në bord.
Irani pranoi se kishte qëlluar gabimisht mjetin fluturues, dhe njoftoi arrestimin e disa personave lidhur më ngjarjen. Presidenti Hasan Rouhani tha se çështja do të trajtohej në një gjykatë të posaçme.
Ndërka, New York Times shfaqi pamje të xhiruara nga kamerat e sigurisë, ku duket se si dy raketa godasin avionin me 20 sekonda diferencë nga njëra-tjetra. Gazeta amerikane tha se kjo shpjegon se përse transmetuesi i avionit kishte pushuar se funksionuari pak para sulmit me raketë; pasi ishte dëmtuar nga raketa e parë. (A2 Televizion)