Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pasi Dmitry Medvedev dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen ditën e sotme.
“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishustin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, thotë Kremlini në një komunikatë për shtyp.
Mikhail Mishustin aktualisht është kreu i Shërbimit të Taksës Federale.

Më herët gjatë ditës, të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministrin Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin pasuesit të tij.
Putin falënderoi pjesëtarët e qeverisë për punën që kishin bërë por shtoi se jo gjithçka kishte shkuar ashtu si duhet. Ai deklaroi se së shpejti do të takohej me secilin prej pjesëtarëve të kabinetit.
Dorëheqja në masë erdhi pasi Putin propozoi ndryshime kushtetuese që do të transferonin disa nga fuqitë e Presidentit drejt Kryeministrit dhe Parlamentit, një sinjal që ai synon të qëndrojë në pushtet edhe pas vitit 2024, kur i mbaron mandati presidencial. (A2 Televizion)