
Goglat përcaktuan sot gjithashtu se si do të ndeshen edhe skuadrat e Europa League, prej fazës çerekfinale e deri në takimin final. Manchester United, që është praktikisht i kualifikuar përballë austriakëve të Lask Linz do të ndeshet me fituesin e çiftit Basaksehir-Kopenhagen.
Skuadra e kualifikuar nga dyshja Inter-Getafe, e cila nuk e zhvilloi ndeshjen e parë prej pandemisë, do të sfidojë një mes Rangers dhe Bayer Leverkusen.
Fituesi i çiftit Sevilla-Roma, edhe këto, dy skuadra që nuk kanë zbritur ende në fushë do të përballen me skuadrën që do të kalojë më tej nga dueli Olympiakos-Wolverhampton.
Dueli i fundit çerekfinal do të jenë skuadrat e kualifikuara në çiftet Shakhtar-Wolsburg dhe Eintraht Frankfurt-Basel. (A2 Televizion)