Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare nuk harron origjinën e tij dhe ka sjellë në ekipin e te rinjve të 4 të rinj shqiptar.
Ky besim i drejtorit shqiptar të ekipit Italian që këtë vit po rivalizon Juventusin dhe Interin për titull është kritikuar jo rrallë nga media e shtetit fqinj.

Por intuita e ish-sulmuesit kuqezi është tashmë e njohur dhe jep rezultate. Sot në ndeshjen e Lazios kundër Peskarës, e fituar 4-2 nga bardheblutë, golin e katërt e ka shënuar mbrojtësi i Shpresave Sergio Kalaj.
Mbrojtësi 20-vjecar, i lindur në afërsi të Romës (Marino), gjykohet si një talent edhe për Kombëtaren tonë.
Shqiptarët e tjerë që ishin në formacion sot ishin portieri Marco Alia, mesfushori Emiliano Shoti dhe mbrojtësi Emiliano Ndrecka. (A2 Televizion)