Lefter Maliqi lë pas kandidatin socialist në kutitë e para

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 02:32 | Politikë
Lefter Maliqi lë pas kandidatin socialist në kutitë e para

Deri në orën 02:30 të së hënës, në bashkinë e Kuçovës janë numëruar votat e katër kutive të para nga 65 në total.

Deri tani, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, është duke kryesuar ndaj rivalit të tij socialist.

Maliqi ka arritur të marrë nga 4 kutitë e para 451 vota, kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, ka marrë 380 vota, ndërsa Ilirjan Koxhaj nga PD ka marrë vetëm 40 vota.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos