Lehtësimi i masave, rihapen dyqanet në qendrat tregtare

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 19:21 | Aktualitet
Lehtësimi i masave, rihapen dyqanet në qendrat tregtare

Ekonomia duket se po shkon drejt hapjes së plotë, pasi qindra biznese të tjera kanë çelur dyert për klientët këtë fillimjave.

Për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë që paraqesin qendrat tregtare si rrjedhojë e grumbullimit të njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ato të përfshihen në protokollin e kuq të masave. 

Sipas rregullave të reja, tashmë vizitorët duhet të mund të qëndrojnë në ambientet e qendrave tregtare maksimumi deri në 2 orë dhe nuk do të lejohet më shumë se 50% e kapaciteteve të tyre në të njëjtën kohë. 

Me qëllim reduktimin e kohëzgjatjes së klientëve në dyqane, qendrat tregtare kanë vendosur heqjen e stolave të pushimit në të gjitha ambientet. Ato do të kenë gjithashtu një plan veprimi për higjienën dhe dezinfektimin.

Pjesë e masave të reja është edhe pajisja e tyre me një dhomë izolimi mjekësore për qëllime urgjente, në rast se dikush dyshohet se është i infektuar nga virusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos